Tre ligjet Evis Kushi i pergjigjet Topallit

Evis Kushi pranon se firma në peticionin ku i kërkohet Ramës të votojë 3 ligjet është e saj. Por kandidatja e PS-së për deputete në Elbasan, përmes një deklarate për shtyp, deklaron se ka firmosur mbi një letër të bardhë pasi i ishte thënë se bëhej fjalë për një nismë jopolitike. Dekanja e Fakultetit të Ekonomisë në Elbasan akuzoi kryeparlamentaren Topalli se po bën politikë kundër një gruaje të sapofutur në politikë. Kushi theksoi se mirëseardhja e vrazhdë e Topallit e bën edhe më të motivuar për të luftuar në skuadrën e Rilindjes.