E Diel, 1 Nëntor 2026

Shperblim kombetares Kryeministri premton si ndaj Bjellorusise

Në stadiumin “Uleval” nuk hynë me mendjen tek shpërblimi, por pas fitores duket se do ta kenë edhe atë.
Futbollistët e kombëtares do të shpërblehen nga qeveria shqiptare për suksesin 1-0 arritur në Norvegji në Botëror.
Shuma nuk bëhet ende me dijë, por premtimi i kryeministrit Berisha është bërë.
Do të ishte hera e dytë që Berisha do ta shpërblente ekipin përfaqësues, pasi rasti i parë ndodhi në vijim të triumfit 1-0 në Tiranë ndaj Bjellorusisë, atëherë në eleminatoret e Euro 2012.
Nga 10 000 euro mori secili lojtar dhe nga 15 000 shënuesi i golit, Salihi, kapiteni Cana dhe ish-trajneri Kuzhe. Gjithsej, 200 000 euro.
Veçse, tradita e shpërblimeve për kombëtaren nuk është e re. Mbahet mend mirë shuma prej 500 mijë dollarësh që ish-kryeministri Nano dhuroi për lojtarët në shtator të 2004-ës. Jo pak, gjysmë milioni, por për suksesin 2-1 ndaj Greqisë, kampione në fuqi të Europës.
Më parë, në vjeshtë të vitit 2000, ish-kryeministri tjetër, Ilir Meta, dha një shpërblim për fitoren 2-0 po ndaj Greqisë në eleminatoret e Botërorit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›