Laç, mijëra pelegrinë në kishën e Shna Ndout

Kisha e Shna Ndout është bërë sërish pikqëndrimi për mijëra vetë të cilët në 12 e 13 qershor zhvillojnë peligrinazhin e radhës. Besimtarët kanë mbërritur që në orët e para të ditës së shtunë dhe kanë qëndruar aty gjatë gjithë natës duke ndjekur meshën dhe ritualet e lutjes. Duke drejtuar lutjet e tyre me shpresën se do tu plotësohen peligrinët kanë vazhduar ritualin e lutjeve duke sfiduar edhe temperaturat e larta. Shtimi i numrit të besimtarëve të cilët çdo vit në datën 1 2e 13 qershor dynden tek Kisha e Shna Ndout në Laç ka detyruar drejtorinë e Shëndetit Publik Kurbin të hapë edhe një pikë urgjence në afërsi të kishës për t'u ardhur në ndihmë edhe peligrinëve në raste problemesh. Deri në orët e mëngjesit kanë marrë ndihmën mjekësore mbi 120 veta të cilët kanë paraqitur edhe komplikacione të ndryshme si pasojë e mbipopulllimit në ambientet rreth e rrotull. çdo vit drejt Shna Ndout udhëtojnë mijëra njerëz të cilët kalojnë natën në ambientet përreth dhe në oborrin e kishës duke ndjekur lutjet dhe zhvillimin e meshës gjatë gjithë ditës.