E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE diskuton nesër për Shqipërinë

Shefat e diplomacisë së Bashkimit Europian do të diskutojnë nesër në Luksemburg mbi krizën politike në Shqipëri. Në axhendën e publikuar në faqen zyrtare të Bashkimit Europian, thuhet se ministrat e Jashtëm të bllokut mblidhen të hënën në Luksemburg, ku do të diskutojnë për një sërë çështjes, mes të cilave renditet edhe situata politike në Shqipëri. Në axhendën e publikuar thuhet se Këshilli do të diskutojë situatën në Ballkanin Perëndimor dhe pritet madje të miratojë disa konkluzione. Ndër temat kryesore janë bashkëpunimi mes vendeve të rajonit dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve për ish Jugosllavinë, ku ministrat do të dëgjojnë vlerësimet e kryeprokurit Serzh Bramertz. Në këtë kuadër do të diskutohet edhe nisja e ratifikimit të procesit mbi Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me Serbinë. Këshilli pritet t'i rikthehet gjithashtu edhe temës së negociatave për anëtarësim me Maqedoninë. Megjithatë diskutimi për Shqipërinë pritet të ndiqet me interes, në kushtet kur faktori ndërkombëtar brenda në Shqipëri por edhe në Bruksel ka përsëitur ditët e fundit se mirëpret zgjidhjen e situatës politike në vend, ku dy partitë e mëdha ende nuk kanë arritur një marrëveshje për mënyrën dhe deri ku do të shkojë hetimi për zgjedhjet e 28 qershorit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›