E Diel, 1 Nëntor 2026

Laç, një person me probleme mendore merr peng familjen

KURBIN – Një person me probleme mendore ka marrë peng familjen e tij, për arsye ende të panjohura.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Vinjollë të Kurbinit. Familja mbahet e izoluar nën kërcënimin e armës në banesën e tyre.

Më të marrë njoftimin, policia mbërriti në vendngjarje dhe po negocion me pengmarrësin për lirimin e familjes. Aktualisht nuk bëhet i ditur numri i personave që ndodhen në banesë dhe as identiteti i tyre.

Korrespondenti i NEWS24, Pjetër Gjini bëri të ditur se pas rreth 1 ore, policia nuk ka mundur të bindë pengmarrësin të lirojë familjen e tij.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›