E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha shigjeton Topin për 'Lustracionin' dhe Besëlidhjen e Lezhës

TIRANË-Në dy dalje të tij televizive ditën e sotme, kryeministri Berisha ka shigjeuar me deklarata Presidentin Bamir Topi. Berisha akuzoi Presidentin Bamir Topi se nuk firmosi qëllimisht Ligjin e Lustracionit ndërsa solli në vëmendje përvjetorin e Besëlidhjes shqiptare, ku sipas tij Presidenti ishte i ftuar, por nuk erdhi.

BERISHA: TOPI NUK FIRMOSI 'LUSTRACIONIN', REFUZOI DËNIMIN E 'HANXHARËVE'
Në përvjetorin e 61 të pushkatimit të 22 intelektualëve në vitin 1951, për ngjarjen e bombës në Ambasadën Sovjetike, kreu i qeverisë dënoi aktin si më të pashembulltin në historinë shqiptare, ndersa solli ne vemendje ligjin e lustracionit te pergatitur nga qeveria por qe nuk u firmos kurre nga Presidenti.

Sipas kryeministrit, ish-të përndjekurit janë dëmshpërblyer nga qeveria demokratike për cdo ditë burg, por dëmi moral tha ai është i madh. Perballe te afermve, miqve e familjareve te 22 personave te pushkatuar ne 1951, kreu i qeverise akuzoi Presidentin Topi se me heshtjen per ligjin e lustracionit shpalli qarte qendrimin se ekzekutoret e diktatures nuk duhen ndeshkuar.
“Ne dërguam pesë vite më parë në Presidencë një përfaqësues në të cilin besonim. Por, ai refuzoi të firmoste ligjin 'për lustracionin' dhe për të zbardhur të vërtetat për atë institucion, që ishte hanxhari që u përdor për të ekzekutuar këta burra dhe pesë mijë të tjerë. Nuk e ktheva ligjin se kisha frikë se do të më gjuanin me gurë. Se e kishte këtë për ju (ish-të përndjekurit) apo për PD-në, hajde gjeje" , tha më tej Berisha, duke iu referuar Kreut të shtetit.

Gjatë kësaj ceremonie përkujtimore kryeministri theksoi se nuk mund të gjendet një tjetër akt si i 26 shkurtit, në të cilin 22 intelektualë u ekzekutuan para se të vendoste gjykata për ta, dhe u varrosën në një gropë të përbashkët të hapur shumë ditë para se të arrestoheshin.
Berisha theksoi fakti që u përzgjodhen njerëz që ndoshta nuk njihnin njëri-tjetrin, por që kishin të përbashkët vlerat në të cilat besonin, në lirinë e tyre dhe të popullit të tyre.

Berisha deklaroi se historia me 22 intelektualët që u pushkatuan pa gjyq shërben për një apel.
“Ata donin Shqipërinë demokratike të lirë, por ata kanë një apel: ‘Mos na harroni!’ Ky apel nuk ka të bëjë aspak me ata, se sot ata i përkasin një bote tjetër, ky apel ka të bëjë mbi të gjithë ne, por më shumë se me këdo tjetër ka të bëjë me të rnjtë e këtij vendi. Dhe ky apel nuk synon nuk ka asgjë për gliorifikimin e tyre, ka vetëm një qëllim, ka vetëm një frymë, kjo histori të mos përsëritet më, kjo histori tragjike të memorizohet, dhe të mbetet si të duam një mësim, një plagë, në ndërgjegjen kombëtare individuale të cdo qytetari të këtij vendit”.

BESËLIDHJA, BERISHA: LEZHA IU PËRMBAJT FRYMËS SË LIDHJES
Po sot kryeministri Berisha në mbledhjen e grupit të PD-së, deklaroi se Bashkia Lezhë iu përmbajt frymës së Besëlidhjes Shqiptare, gjatë organizmit të përvjetori të 568-të mbajtur në 2 mars në Lezhë.

Sipas Berishës, pretendimet e kreut të opozitës, Edi Rama dhe kreut të shteti Bamir Topi, janë gjëra pa vlerë.

“Meqë është bërë tymnajë, dua të falënderoj Bashkinë dhe qytetarët e Lezhës për organizimin e shkëlqyer që i bënë një date themelore të kombit sic është data e lidhjes së Lezhës. Në ftesat e Bashkisë së Lezhës kishte mbajtur pikë për pikë frymën e asaj lidhje. Tjetër punë se, dikush tha se nuk mora ftesën, tjetri si njoftoi fare nëse do shkojë. S'kanë shkak tjetër vecse 1, por ajo nuk varet nga ne”,- u shpreh Berisha. 

(d.bel.me//BalkanWeb) Lidhje te tjera Besëlidhja, Bashkia Lezhë: I kemi dërguar ftesë Topit dhe Ramës VIDEO: Berisha: Topi nuk firmosi 'Lustracionin', refuzoi dënimin e 'hanxharëve'

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›