E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Mbështetja ndaj biznesit rruga për rritjen ekonomike

Kryeministri Berisha ka deklaruar sot se qeveria do të vijojë me mbështetjen dhe inkurajimin e biznesit si rruga e vetme për të ruajtur ritmes e rritjes ekonomike në vend.
 

Sipas kreut të qeverisë, Shqipëria do të mund të ruajë rritjen ekonomike vetëm duke përmirësuar klimën ndaj biznesit dhe tërheqjen e investitorëve të huaj.
 

“Natyrisht pasojat e krizës janë pasqyruar dhe kanë ndikuar në ekonominë tonë por për Shqipërinë është jetike ruajtja e ritmeve të rritjes ekonomike. Ne besojmë se rruga e vetme është mbështetjta dhe inkurajimi i biznesit. Ne besojmë se do mund të ruajmë rritjen ekonomike dhe do të qëndrojmë në krye të rajonit dhe më gjerë për tërheqjen e investimeve të huaja, dhe do të ndjekim projektet ambicioze vetëm duke përmirësuar klimën për biznesin, investimet dhe investiture” theksoi Berisha.

Duke folur në ceremoninë e dhënies së certifikatës së menaxhimit të cilësisë (ISO), për Qendrën Kombëtare të Licencave, kryeministri Berisha theksoi se certifikimi është fillimi i një procesi ndërsa ka shprehur besim për që do të vijohet më tej me programe të reja cilësie.

"Ky moment i sotëm për t`i akodruar certifikatë kësaj qendre është një arritje e madhe e cila do të ketë impakt pozitiv dhe frymëzues, së pari për punonjësit që shohin vlerësimin e merituar të punës por edhe një impakt në biznesin shqiptar dhe ndërkombëtar të cilët kanë në këtë qendër një partner dhe ndihmës të certifikuar” theksoi Berisha.

vijon..
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›