Laç, vritet komisioneri i LSI nëQV, plagoset rëndë kandidati PD
Të tjera rreth shkrimit Sequi: Europa kërkon standarde pa dhunë LIVE TV/Lidhje nga qyteti i Laçit ku ndodhi vrasja
LAÇ- Komisioneri i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qendren e Votimit të ngritur në gjimnazin e qytetit të Laçit "At Shtjefën Gjeçovi" është vrarë rreth orës 08:50 minuta.
Janë dhe 3 persona të plagosur. Vrasja ndodhi në ambientet e jashtme të QV.
ORA 09:40 META NISET NE LAÇ
Kreu i LSI-së Meta niset në Laç. I plagosuri tjetër është Kastriot Fufi.
ORA 09:30 I PLAGOSUR RENDE KANDIDATI I PD-se
Policia saktëson se viktima është Gjin Pjetër Gjoni, 52 vjeç. Sipas policisë i plagosur rëndë është dhe Mhill Fufi, kandidati i PD-së, njëkohësisht nënkryetari i qarkut të Lezhës
ORA 09: 20 PRITET REAGIM I PS
Nga selia e PS-së, gazetarja Joniada Koçi raporton se për ngjarjen e ndodhur në Laç pritet të ketë një reagim, që ende nuk është zyrtarizuar. Do të jetë Florian Seriani nga zyra e shtypit e PS-së pritet të informojë për çdo gjë që PS-ja do të denoncojë sot.
ORA 08: 57 FORCAT RENEA NE VENDNGJARJE
Forcat RENEA janë nisur drejt vendit të ngjarjes. Korrespondenti ynë në Laç, Julian Hila informon se viktima është Gjon Gjoni, komisioner i LSI-së. Armando Prenga kandidat për deputet i PS, në qarkun Lezhë thotë se komisioneri është i LSI-së. dhe shton se "Komisionerët e PS-së dhe LSI-së janë tërhequr nga të gjitha qendrat e votimit të Kurbinit."
Është bllokuar Qendra e Votimit ku ndodhi vrasja. Komisionerët e QV janë shoqëruar në komisariat për tu marrë në pyetje. Dy persona janë në kërkim. Mendohet se vrasja është kryer me automatik.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)