Zgjedhjet e te dieles se 23 qershorit

Kontributin në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe atë të numërimit do ta japë edhe kompania CEZ shpërndarje. Drejtuesit e saj bëjnë të ditur se kanë marrë masat për të siguruar furnizimin me energji të gjithë qendrave të votimit në ditët e ardhshme.
Qendrat e votimit dhe numërimi i votave do të jenë të ndriçuara. Ky është premtimi i drejtuesve të CEZ shpërndarje.
Në raste avarish hyn në lojë plani B i kompanisë.
Ditët e fundit problemet e furnizimit me energji nuk kanë munguar, por sipas ÇEZ janë korrigjuar defektet.