Laç, shkon për të vrarë, mbetet viktimë
Ka shkuar për të vrarë, por ka mbetur viktimë. Ngjarja ndodhi në Laç, pasditen e djeshme, kur Oligert Plepli, 25-vjeç mbeti i vrarë me armë zjarri. Burime policore bëjnë të ditur se autor është shtetasi Alfred Preçi, që është shpallur në kërkim, pasi u largua nga vendi i ngjarjes. Sipas të njëjtave burime, shkak është bërë një sherr i dy viteve më parë, kur Preçi duke kaluar me makinë ka lagur me ujë Genti Allamanin, shok të viktimës. Ngjarja u pasua me sherr, që duket se nuk ishte shuar ende. Të dy bashkë, kanë tentuar të vrasin Alfredin, por policia ka ndërhyrë dhe krimi nuk ka ndodhur. Vrasja ka ndodhur në rrugën që lidh Milotin me superstradën. Ndërsa Oligert Plepli ka qenë duke u shkëmbyer me makinën e tij me Alfred Preçin, ka nxjerrë automatikun duke qëlluar mbi të. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Preçit, i cili edhe ai ka filluar të qëlloj përballë Pleplit. Pranë vendit të ngjarjes, dy të rinjtë, që janë afërsisht nga 33 vjeç, kanë zbritur nga makinat, duke vazhduar të qëllonin mbi njëri tjetrin. Ndërsa dhjetëra makina kanë ndaluar dhe pasagjerët e tyre kanë marrë arratinë, duke u strukur nëpër kanalet afër rrugës. Alfred Preçi, i dyshuar si autori i krimit, ka mundur të qëllonte mbi Oligert Letin, duke synuar vdekjen e tij. Kanë qenë kalimtarët e rastësishëm që i kanë dhënë ndihmën e parë Letit, teksa e kanë marrë me makinë dhe e kanë dërguar për në spotalin e Laçit, pasi kanë vënë re shenja jete tek i riu. Ndërkohë, mësohet se Oligerti ishte nisur për të vrarë Alfredin, por ka mbetur i vrarë. Autori u largua nga vendi, fill pas ngjarjes, ndërkohë që policia po kërkon për kapjen e tij.