E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, vjedh 10 milionë lekë, arrestohet

Policia e Fierit i ka arrestuar një 25-vjeçar nën akuzën e vjedhjes. Operacioni i arrestimit të shtetasit Enton Tahiri është realizuar disa orë pas kryerjes së vjedhjes. Tahiri ka hyrë në banesën e një shtetasi nga lagjja "Kastriot", pak metra larg policisë dhe ka marrë prej andej shumën e 10 milionë lekëve. Ai ka shfrytëzuar momentin kur në banesë nuk ndodhej askush. Me anën e një çelësi të kopjuar, si dhe me sigurinë se në banesë nuk ndodhej njeri, por që kishte lekë, Enton Tahiri, ka realizuar grabitjen. Gjurmët e gjetura në banesën e vjedhur dhe denoncimi i të dëmtuarit e ka çuar policinë drejt gjetjes së autorit dhe prangosjes së tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›