E Diel, 1 Nëntor 2026

Laç, zjarri përfshin një masiv me pisha, e vështirë ndërhyrja

LAC- Një vatër zjarri është aktivizuar mbrëmjen e sotme në lagjen 4 të qytetit të Laçit. Mësohet se flakët kanë përfshirë një masiv me pisha, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.

Zjarri është aktiv prej 30 minutash, por zjarrfikësit ende nuk kanë ndërhyrë për ta shuar, për shkak të terrenit të vështirë.

Raportohet se fatmirësisht në zonën ku ka rënë vatra e zjarrit nuk ka banesa.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›