Kukës, kamioni përfundon në greminë, vdes në spital shoferi kosovar
KUKËS- Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur sot në mbrëmje në Kukës.
Mësohet se një kamion i tonazhit të rëndë ka përfunduar në greminë, pasi shoferi kosovar që e drejtonte ka humbur kontrollin.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën Fushë Dukagjin - Drini Zi dhe për pasojë shoferi është plagosur rëndë.
Policia e Kukësit bën me dije se drejtuesi i mjetit është shtetasi Bedri Fetahu 49 vjec , i cili nuk mundi t'i rezistonte plagëve të marra duke ndërruar jetë në spitalin e qytetit të Kukësit.
Ende nuk dihet nëse shoferi udhëtonte i vetëm, apo kishte edhe shoqërues, ndërkaq vijojnë hetimet e policies për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
(m.a/BalkanWeb)