E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tahiri takon Alfanon: Bashkëpunim kundër trafikut dhe krimit

TIRANË- Saimir Tahiri, ministër i Brendshëm në qeverinë e ardhshme “Rama” mori sot mbështetjen e Italisë për Intergimin Evropain të Shqipërisë në BE. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, Tahiri duke e cilësuar takimi e shkëlqyer deklaroi se gjtë takimit me Ministrin e Brendshëm të Italisë, Angelino Alfano i ka shprehur atij shqetësimin për situatën e krimit në vend.

“Takim i shkëlqyer dhe mjaft inspirues me Ministrin e Brendshëm të Italisë, Angelino Alfano. Ministri Alfano shprehu mbështetjen e plotë për qeverinë e re për marrjen e statusit të vendit kandidat në vjeshtë dhe rrugën e Shqipërisë drejt integrimit europian. Alfano u angazhua personalisht për të mbështetur Shqiperinë në të gjitha strukturat e BE, takimet dypalshe me homologët e tij të BE si dhe mbështetje të plotë për Shqipërinë në takimin e ardhshëm të Partive Popullore Europiane. I shpreha Ministrit Alfano shqetësimin tonë për situatën e sigurisë publike në vend, luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të qenieve njërzore dhe lëndëve narkotike duke i shprehur bindjen se një Shqipëri më të sigurt, ka efekt të menjëhershëm në sigurinë rajonale dhe sigurinë e vetë Italisë”, shkruan Tahiri.

Tahiri nënvizon se në takim u konsiderua sfidë e përbashkët intensifikimin e luftës kundër trafiqeve duke paralajmëruar një marrëveshje të përbashkët të bashkëpunimit policor.

“E sigurova gjithashtu për vullnetin e Kryeministrit Rama, Qeverise dhe vecanërisht te Ministrisë se Brendshme për të rikonceptuar luftën kundër krimit te organizuar dhe trafiqeve si sfida të përbashkëta e për ti adresuar ato me prioritet maksimal. Ministri Alfano shprehu gatishmërinë për të mbështetur Policinë e Shtetit me ekspertize profesionale, logistike dhe infrastrukture duke fuqizuar urat e bashkëpunimit dhe misionet italiane qe asistojnë Policine Shqiptare sot. E konsideruam sfide të përbashkët intensifikimin e luftës kundër trafiqeve me synim daljen sa me shpejt te Shqipërisë nga klasifikimi "vend në vëzhgim" në rënditjen e Departamentit Amerikan të Shtetit. Konsideruam të nevojshëm një takim të dytë në Shtator për të rishikuar konkretisht marrëveshjet dypalëshe në fushën e sigurisë dhe bashkëpunimit policor si dhe një plan pune konkret që do te diskutohet ndërmjet Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë se Shtetit Shqiptar dhe homologut Italian”, përfundon Tahiri.

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›