Legjionaret, shenojnë Salihi dhe Abilaliaj

/* */
(ALBANIA-SPORT) -- Hamdi Salihi shënoi golin e pestë në fitoren e 5-1 të Rapidit të Vjenës kundër Kapfenberg, në takimin e vlefshëm për javën e tetë të kampionatit austriak, Bundesliga. Sulmuesi shkodran hyri si zëvendsues në minutën e 74-t në vend të Gartler, ndërsa shënoi në minutën e 91-të. Për Salihin ishte goli i parë në këtë sezon në Bundesligë, ndërkohë që ka realizuar pesë gola në Kupën e Austrisë, madje gjatë një ndeshjeje.
ARBËR ABILALIAJ– Sulmuesi vlonjat i Inter Zapreshic shënoi golin e vetëm të ekipit të tij në fitoren 1-0 kundër Rijekës, në javën e tetë të kampionatit kroat. Ish-sulmuesi i Partizanit realizoi në minutën e 14-të. Abiliaj ka shënuar 3 gola këtë sezon, madje ky i sotmi ishte i dyti rresht që i dhuron pikë të plota ekipit të tij, pasi shënoi edhe në fitoren e një javë më parë kundër Karlovac. Inter Zapreshic renditet në vendin e tretë me 16 pikë, 3 më pak se kryesuesja, Dinamo e Zagrebit.
AZERBAJXHAN – Karabak i Admir Telit dhe Ansi Agollit (të dy nga 90 minuta të plota) humbi në shtëpi 1-0 me Khazar Lonkaran të Elvin Beqirit, edhe mbrojtësi shkodran luajti gjatë gjithë takimit. Khazar Lankaran kryeson kampionatin azer pas gjashtë javësh. Azal Baku i Ervin Bulkut barazoi 1-1 me Inter Baki, edhe pse shënoi i pari. Ervin Bulku, 90 minuta të plota.
SAMIR UJKANI– Novara e portierit të Kombëtares shqiptare, Samir Ujkani, humbi 2-1 në transfertën e Kaljarit. Paraqitje e mirë e Ujkanit, por me vendasit që kryesuan 2-0, përpara se Novara të shënonte golin e nderit në minutën e 88-të me japonezin Morimoto. Ndeshja ishte e vlefshme për javën e dytë të Serisë A. Nesër, Cesena e Bogdani do të luajë kundër Katanias në trasnfertë, ndërsa Lacio e Lorik Canës pret Xhenoan.
ODISE ROSHI- Kelni i Odise Roshit fitoi 4-1 ne transferte me Bajer Leverkusen, por mesfushori i talentuar fierak ishte ne bankine.