Laçi denoncon Xhanin në gjykatë
Paro Laçi ka pritur gjatë për gjetjen e një gjuhe të përbashkët me presidentin e Partizanit, Albert Xhani, në lidhje me menaxhimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm. Pas disa ofertash të refuzuara, aksionari i të kuqve ka vendosur t’i drejtohet gjykatës për zgjidhjen e çështjes në fjalë. Kështu që më 16 korrik mësohet se ka dorëzuar në gjykatë padinë e tij, ku kërkon “Konstatim absolutisht të pavlefshme të vendimit nr. 10, datë 12.04.2010 të Asamblesë së Aksionare të shoqërisë tregtare Partizani sh.a., si dhe të vendimit nr. 3, datë 13.04.2010 të Këshillit Mbikëqyrës së këtij klubi”. Në atë mbledhje, Xhani vendosi shkarkimin e Paro Laçit nga posti i administratorit të klubit. Ndërkohë që tashmë të lodhur ndihen edhe tifozët e të kuqve, të cilët kërkojnë ndërtimi sa më shpejt i një skuadre pretendente për t’u ngjitur në Superiore, në të kundërt do të protestojnë.
#