E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana hedh poshtë Starovën: Nuk e kemi trukuar ndeshjen

Analiza

Polemikat për trukime të mundshme të ndeshjeve kombëtare, por edhe të atyre në Kupat e Europës, në Shqipëri kanë gjithnjë të njëjtin fund (të paktën deri tani). Kështu ka ndodhur edhe me akuzat e fundit në lidhje me trukimin e takimin Utreht-Tirana 4-0, i vlefshëm për turin e dytë eliminator të Europa League. Madje akuza më e fortë është bërë nga vetë trajneri Sulejman Starova, menjëherë pas mbërritjes së skuadrës në kryeqytet. Kjo i ka detyruar drejtuesit e kësaj skuadre, së bashku me një pjesë përfaqësuese të lojtarëve, të zhvillojnë një analizë rreth atyre çka janë përfolur në lidhje me këtë ndeshje. Por fundi nuk ka qenë një flluskë sapuni. Të pranishëm në analizën e zhvilluar në zyrat qendrore të Klubit Tirana kanë qenë trajneri Starova, donatori Halili dhe rreth 7 lojtarë kryesorë së bashku me shefin e klubit, Rauf Dimraj, i cili ka hedhur poshtë gjithçka është thënë deri më tani për trukimin e ndeshjes, duke e kthyer në një komedi gjendjen te një ndër skuadrat më të mëdha të vendit. “Nuk e kemi trukuar ndeshjen ndaj Utrehtit në Holandë”, janë shprehur njëzëri në fund të pranishmit. Pra janë hedhur poshtë pikërisht akuzat e teknikut bardheblu, Sulejman Starova. Tani mbetet për t’u parë nëse do të shkojë deri në fund nisma e federatës për të hapur një hetim. Kjo është shpresa e fundit.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›