E Diel, 1 Nëntor 2026

Laçi e Skënderbeu në SuperligëLaçi e Skënderbeu zyrtarisht në Kategorinë Superiore, me duelin për titullin kampion. Kur ka mbetur edhe një javë për t’u luajtur Laçi ka një avantazh prej tri pikësh ndaj korçarëve: 65-62.

Laçi e Skënderbeu zyrtarisht në Kategorinë Superiore, me duelin për titullin kampion. Kur ka mbetur edhe një javë për t’u luajtur Laçi ka një avantazh prej tri pikësh ndaj korçarëve: 65-62.

Kastrioti e Gramozi në play-off kudo të përballen në ndeshje “ekstra” me dy skuadrat e Superligës që renditet në vendet 9-10 të Superligës, për të synuar edhe ato ngjitjen midis 12 më të mirëve të futbollit shqiptar.

Laçi fitoi 3-0 me Luftëtarin në një atmosferë tërësisht sportive.  Për skuadrën e Edi Martinit shënuan Ivanaj (20’), Tanushi (76’) e Haliti (85’).

Skënderbeu i Indrit Fortuzit shkatërroi 4-0 Pogradecin, me nga dy gola në çdo pjesë: Tiko (39’), Doku (45’+2), Frashëri (46’) e Toçuku (73’).

Kastrioti fitoi 1-0 supersfidën me Gramozin, falë një goli të shënuar nga Gocaj (44’). Gjithsesi, të dyja skuadrat janë në pritje për të mësuar të kundërshtarëve nga Kategoria Superiore, me të cilat do të luftojnë për një vend në Superligë.

Dajti fitoi 2-0 me Sopotin; Ceka (17’, penallti) e Gjokeja (87’).

Burreli e Turbina u ndanë në një barazim spektakolar 4-4. Radaj (2), Gjoka, Koçi (a) realizuan për burrelasit, ndërsa për cërrikasit shkëlqeu Rada (3 gola), Loshi.

Bilisht Sport realizoi një fitore tenistike 6-1 me Adën: Biba (3 gola), Valentine (3 gola), ndërkohë që golin e flamurit për velipojakët e shënoi Pepa (59’).

Skrapari siguroi edhe këtë sezon mbijetesën në Kategorinë e Parë, pasi mposhti në shtëpi 3-2 Besëlidhjen. Ymeri (2) e Sula shënuan për skrapalinjtë, Pjetrushi e Thana shkurtuan diferencën për lezhjanët.

Renditja
1.        Laci        65  
2.       Skenderbeu       62 
3.       Kastrioti       62 
4.       Gramozi       52 
5.       Burreli       48 
6.       Dajti       45 
7.       Turbina       39 
8.       Luftetari       37 
9.       Beselidhja       36 
10.       Ada       35  
11.       Skrapari       35 
12.       Sopoti       31  
13.       Pogradeci       31  
14.       Bilisht Sport       25 
15.       Naftetari       17 
16.       Terbuni       perjashtuar 

E Diele, 10 Maj 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›