E Diel, 1 Nëntor 2026

Salihi, “vrasësi” i MatersburgutShkodrani shënoi dy gola në fitoren e thellë 4-0: të dytin e të katërtin, pikërisht në minutat 37-të e 60-të

Në ka portë që Hamdi Salihi e njeh më mirë se këdo tjetër, është pikërisht ajo e Matersburgut në kampionatin austriak. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është shndërruar në një “vrasës” të vërtetë ndaj kësaj skuadre: 10 gola ndaj tyre në 16 takime.

Shkodrani shënoi dy gola në fitoren e thellë 4-0 (të dytin e të katërtin, pikërisht në minutat 37-të e 60-të), duke kompletuar së bashku edhe Rodriguez (25’) e Dreksel (42’) “pokerin” triumfues të SV Ried.

Ish-sulmuesi i Tiranës u ngjit kështu në kuotën e 11 golave gjatë këtij sezoni, një më pas se në kampionatin e kaluar (12), ndërsa në total përfshirë të tre sezonet me Ried shkoi në 29 gola në 73 ndeshje. Ky ishte dygolëshi i dytë gjatë këtij sezoni për Salihin përfshirë edhe atë kundër Austria Kartnen.

E Shtune, 09 Maj 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›