E Hënë, 2 Nëntor 2026

Laçi e bën dramë, mundet nga Skënderbeu

Laçi ka pësuar një goditje të rëndë në shtëpi duke u mundur nga Skënderbeu me rezultatin 2-1 në ndeshjen e javës së 33-të të “Abissnet Superiore”, që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH 2.

Skuadra korçare arriti të zhbllokojë sfidën në minutën e 19-të me anë të Bismark, që arriti të kompletojë dopietën në minutën e 82-të. Goli i Kordeiro në minutën e 39-të, i cili vendosi barazpeshën momentale, ishte i pamjaftueshëm për kurbinasit.

Me këtë fitore skuadra korçare ngjitet në kuotën e 36 pikëve, momentalisht në vendin e 6-të në klasifikim. Situatë e vështirë për Laçin, në vendin e parafundit me 33 pikë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›