Laçi, hap të madh drejt të SuperligësKur duhen edhe dy javë nga përfundimi i këtij kompeticioni, Laçi ryeson me 62 pikë. Skënderbeu e Kastrioti, që ndajnë vendet 2-3, secili me nga 59 pikë, do të luftojnë fort për vendin e dytë, që të çon direk

Laçi, kryesuesi absolut i Kategorisë së Parë, me fitorn e çmuar në transfertë me Besëlidhjen (0-1, falë goli të lezhjanit të kurbinasve, Ivanaj në të 4’), krijoi një avantazh të qartë prej 3 pikësh ndaj Skënderbeut pas ndeshjeve të javës së 28-të Kategorisë së Parë.
Kur duhen edhe dy javë nga përfundimi i këtij kompeticioni, Laçi ryeson me 62 pikë. Skënderbeu e Kastrioti, që ndajnë vendet 2-3, secili me nga 59 pikë, do të luftojnë fort për vendin e dytë, që të çon direkt në Kategorinë Superiore.
Kastrioti fitoi në transfertë 0-3 me Naftëtarin (golat nga Roshi (p), Osuji dy gola), ndërkohë që Skënderbeu mori një barazim me vlerë me Gramozin (1-1) në Ersekë: golit të Shaqirit të Gramozit në minutën e 19-të, iu kundërpërgjigj ai i Tikos së Skënderbeut në të 71’.
Turbina fitoi 2-0 me Dajtin me dy gola në pjesën e dytë:Koçi në të 75’ dhe Sadiku në të 93’.
Sopoti shkatërroi Bilisht Sportin 4-1. Të pesë golat u shënuan brenda 30 minutave të fraksionit të parë të lojës: Elton Basriu (2’), Malluta (14’), Mikel Basriu (25’), Lezi (28’) dhe Avdo (10’) për Bilishtin.
Ada regjistroi fitoren më të thellë në javën e 28-të, duke mundur 6-0 Skraparin. E veçanta e takimit: tre lojtarë shënuan nga një dopjetë, Hajdari, Etrit Nika dhe Ansi Nika.
Luftëtari fitoi 1-0 me Burrelin. Goli nga 20-vjeçari Renato Grabova.
KATEGORIA E PARË
JAVA 28
E Shtunë, 02.05.2009
Gramozi-Skënderbeu 1-1
Turbina-Dajti 2-0
Naftëtari-Kastrioti 0-3
Ada-Skrapari 6-0
Sopoti-Bilisht Sport 4-1
Besëlidhja-Laçi 0-1
Luftëtari-Burreli 1-0
Pogradeci pushim
RENDITJA
Laci 62
Kastrioti 59
Skenderbeu 59
Gramozi 51
Burreli 45
Dajti 41
Turbina 39
Luftetari 37
Beslidhja 36
Ada 35
Sopoti 34
Skrapari 32
Pogradeci 31
Terbuni 27
BilishtSport 25
Naftetari 17
Java 29
E Shtunë, 9 maj 2009
Bilishti-Ada
Skrapari-Besëlidhja
Dajti-Skrapari
Skënderbeu-Pogradeci
Burreli-Turbina
Kastrioti-Gramozi
Laçi-Luftëtari
Naftëtari pushin
E Diele, 03 Maj 2009