Fundjave pozitive per legjionarëtKievo e Erjon Bogdanit barazoi në transfertë me Romën, në javën e 34-t Serisë A. Sulmuesi shqiptar e nisi takimin si titullar.

Erjon Bogdani- Kievo e Erjon Bogdanit barazoi në transfertë me Romën, në javën e 34-t Serisë A. Sulmuesi shqiptar e nisi takimin si titullar.
Samir Ujkani – Portieri i talentuar shqiptar Samir Ujkani qëndroi në bankinë në fitoren 5-1 të Palermos së tij me rivalët e Kaljarit në Serinë A.
Lorik Cana- Olimpiku i Marsejës barazoi 2-2 me Tuluzën në kampionatin francez. Loriku luajti si titullar. Marseja kryeson me 68 pikë.
Ervin Skela- Energi Kotbusi i Ervin Skelës barazoi 0-0 me Karlsruhen e Edmond Kapllanit në Bundesligë. Skela ishte titullar, Kapllani qëndroi në bankinë.
Klodian Duro – Omonia e mesfushorit Klodian Duro fitoi 2-1 me Anorthosin e Arjan Beqajt. Duro luajti u zëvendësua në minutën e 80-të.
Altin Haxhi -Të premten Apoeli i Altin Haxhit fitoi 3-1 me Ael Limasol. Apoel u shpall kampioni i ri i Qipros.
E Diele, 03 Maj 2009