E Diel, 1 Nëntor 2026

Laçi, kampion i Kategorisë së ParëLaçi u shpall kampioni i Kategorisë së Parë, duke fituar edhe të drejtën për të luajtur sezonin e ardhshëm në Superligë. Edhe Skënderbeu u ngjit në Superligë.

Laçi u shpall kampioni i Kategorisë së Parë, duke fituar edhe të drejtën për të luajtur sezonin e ardhshëm në Superligë. Skuadra e Edi Martinit fitoi në shtëpi me Naftëtarin (e rënë nga kategoria).

Në ceremoninë e dorëzimit të trofeut të kampionatit ishte i pranishëm presidenti i FSHF-së, Armand Duka e zyrtarë të lartë lokalë.

Edhe Skënderbeu (e kishte pushim këtë javë për shkak se kalendari e vuri përballë Tërbunit të përjashtuar) u ngjit në Superligë.

Kastrioti (vendi i tretë) e Gramozi (vendi i katërt) do të diskutojnë ndeshje play-out me dy ekipet e Superligës, që do të renditen në vendet 9-10.

Nga Kategori a Parë ranë Naftëtari e Tërbuni, ndërsa në play-out me dy skuadrat të renditura të dytat në Kategorinë e Dytë, Mamurrasi e Vlora, do të luajnë Bilisht Sport e Pogradeci.

Në Kategorinë e Parë nga Kategoria e Dytë u ngjitën Gramshi (Grupi i Veriut) e Memaliaj (Grupi i Jugut), që do të diskutojnë midis tyre edhe titullin kampion të Kategorisë së Dytë.

E Shtune, 16 Maj 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›