E Diel, 1 Nëntor 2026

“Trukohet” rezultati, Magani jep dorëheqjenTrajneri Gugash Magani dha në mënyrë befasuese dorëheqjen nga drejtimi i Shkumbinit, vetëm pak minuta nga fillimi i takimit Shkumbini-Bylis (0-2), i luajtur në asnjanësin “Ruzhdi Bizhuta” të Elbasanit.

Trajneri Gugash Magani dha në mënyrë befasuese dorëheqjen nga drejtimi i Shkumbinit, vetëm pak minuta nga fillimi i takimit Shkumbini-Bylis (0-2), i luajtur në asnjanësin “Ruzhdi Bizhuta” të Elbasanit.

Në media u përfol për një tolerim të mundshëm të skuadrës peqinase ndaj ballshiotëve, ndërkohë që vetë Magani e konfirmoi faktin se ndeshja do të fitohej nga Bylisi, ashtu edhe siç ndodhi në fakt.

Pas një pjesë të parë pa gola, Bylisi fitoi me dy gola të afrikanit Shiroke, të realizuar në minutat 48’ e 86’, duke i dhënë një tjetër shans mbijetese ballshiotëve, të cilët në ndeshjen e fundit të këtij sezoni do të luajnë në “Adush Muça” kundër Dinamos.

Pas dorëhëqjes së Gugash Maganit, i vetmi i trajner mbijetuar gjatë këtij kampionati është Sulejman Starova i Teutës.

E Shtune, 16 Maj 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›