E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inter-Drogba: Morati beson

Siç bën të ditur gazeta italiane “Corriere dello sport”, agjenti i lojtarit nga Bregu i Fildishtë i Çelsit ka zbarkuar në Milano ditën e djeshme për të biseduar me drejtuesit zikaltër. Sulmuesin e Çelsit e kërkon gjysma e Evropës dhe klubet më prestigjioze kanë avancuar kontaktet me agjentin e lojtarit dhe ekipit londinez.

Në Itali krahas Interit për Drogba është i interesuar edhe ekipi i Milanit, por sponsor kryesor i lojtarit mesa duket është Mourinjo i cili e dëshiron në shërbimet e veta sulmuesin. Drogba s’do ta kishte aspak problem të ndiqte ish trajnerin e tij, pasi e ka deklaruar disa herë. Drogba do të ishte i mirëpritur me ose pa Ibrahimoviç për një Inter që synim kryesor tanimë ka Ligën e Kampioneve pas katër kampionatesh radhazi.

Problemi i vetëm mbetet dënimi i lojtarit në kupat evropiane pas zënkës me arbitrin në gjysmëfinalen kundër Barcelonës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›