Laçi, më i mirë. Statistikat e 10 sezoneve

(Speciale) - Laçi pasi rrëzoi Tiranën nga vendi i dytë, pas asaj fitoreje të jashtëzakonshme në “Qemal Stafa”, synon të dielën të rrëzojë edhe Besën që e kapi këtë vend pas fitores me Shkumbinin. Kurbinasit e Stavri Nicës janë duke zhvilluar sezonin më të mirë në historinë e tyre gjatë dhjetë pjesëmarrjeve në Kategorinë Superiore. Të gjithë pa përjashtim e pranojnë këtë. Me Dinamon tashmë kampione të sezonit 209-2010 edhe fituese të titullit të 18-të saj, Laçi-Besa mund të konsiderohet jo vetëm kryesfida e javës së 30-të, por edhe si finalja e radhës. Si të besuarit e trajneri të Laçit, Stavri Nica, ashtu dhe djemtë e trajnerit të Besës, Shpëtim Duro, e dinë këtë dhe e ndjejnë fort përgjegjësinë e sfidës.
SHANS PËR HISTORI
Trajneri Stavri Nica, strategu që mposhti Tiranën (1-2) në kryeqytet e Vllazninë (1-2) në Shkodër, e konsideron si historike atmosferën që po përjetohet në Laç. “Tani kemi vërtet shanse që të bëjmë histori. Pas realizimit të objektivit për qëndrimin në Superiore, ka ardhur koha edhe të objektivit të ri, zënia e një prej vendeve që të çon në Kupat e Europës. Pas fitores me Tiranën lojtarët janë të ndërgjegjësuar për këtë”, - tha për mediat Stavri Nica, një prej katër trajnerëve të pa shkarkuar këtë sezon, së bashku edhe me Shkëlqim Muçën e Dinamos, Ramadan Ndreun e Kastriotit dhe Shpëtimin Duron e Besës.
PREMIO TË BUJSHME
Në fazën e parë në Laç ndeshja u mbyll në barazim pa gola, ndërsa në Kavajë fitoi Besa me rezultatin e ngushtë 1-0, kështu që përballja e fazës së tretë është tërësisht e hapur. Presidenti i klubit kurbinas, Pashk Laska, i shpërbleu lojtarët me 9 milionë lekë premio për fitoren e 5-te e Laçit ne 23 ndeshje historike me Tiranen. Kësaj radhe është presidenti i Besës, Nexhat Bizhdili, ai që ka gati një premio të madhe për lojtarët e tij për të mundur Laçin.
“LUCKY” LACI
Laçi u ringjit në Kategorinë Superiore si kampion i Kategorisë së Parë të sezonit të kaluar, e së bashku me të në 12 skuadrat më të mira shqiptare u bashkuan edhe Skënderbeu (direkt si vendi i dytë), Kastrioti (eliminoi në plejaut Partizanin) e Gramozi (eliminoi në plejout Bylisin). Duke parë gjendjes e kësaj katërsheje, vetëm Laçi jeton ditë të lumtura e të mbushura me gëzim, pasi fati i tre të tjerave është i ndryshëm: Gramozi e ka prerë biletën për një rikthim “ekspres” andej nga erdhi, ndërsa Skënderbeu dhe Kastrioti luftojnë për mbijetesë në Kategorinë Superiore.
VETËM DY PIKË
Kur Laçi ishte për herë të fundit në Kategorinë Superiore, në sezonin 2004-2005, skuadra laçjane grumbulloi vetëm 2 pikë në 108 të mundshmet në 36 ndeshje të luajtura në një edicion me 10 skuadra e një formulë me katër faza. Laçi, që në atë sezon u drejtua nga pesë trajnerë: Ridvan Kulli, Hysen Dedja, Luan Metani, Dodë Zima dhe Sinan Bardhi, nuk arriti të fitojë asnjë takim, duke regjistruar dy barazime dhe 34 humbje, duke shënuar 13 gola e pësuar 124 gola. Barazimin e parë, Laçi e kishte marrë në Lushnjë (1-1) në javën e katërt dhe të dytin në barazimin e “porositur”, Partizani-Laçi 5-5 (java e fundit, e 36-ta), ku në atë takim më shumë se miqësor, kapiteni i Partizanit, Dorian Bylykbashi shënoi 5 gola, duke fituar edhe “Këpucën e artë” të sezonit 2004-2005.
KONTRAST GJIGANT
Tashmë, Laçi i asnjë fitoreje dhe asnjë pike të marrë në shtëpi, gjithnjë duke iu referuar sezonit 2004-2005, më i dobëti në historinë e klubit modest kurbinas, është në kontrast të plotë me këtë të sezonit 2009-2010, të ideuar në letër nga presidenti Pashk Laska dhe të zbatuar në fushë nga trajneri Stavri Nica. Duke bërë një krahasim të thjeshtë, për të para përmasat “gjiganteske” të Laçit të këtij sezoni, më atë të pesë vjetëve më parë: nëse në 29 javët e para të edicionit 2009-2010, kurbinasit e drejtuar nga Stavri Nica kanë grumbulluar 45 pikë, në sezonin 2004-2005 kishin marrë vetëm një pikë. Gjithsesi, duke parë statistikat e nëntë sezoneve të mëparshme të Laçit, rekordin përsa u përket pikëve të grumbulluara e ka në sezonin 1997-1998, kur në 34 ndeshje grumbulloi 48 pikë dhe në përfundim të kampionatit zuri vendin e 8-të midis 18 skuadrave, çka konsiderohet për momentin edhe renditja më e mirë e kurbinasve.
FINALJA E KUPËS
Besa është në finalen e Kupës së Shqipërisë dhe në rrugën e saj ka
eliminuar Laçin: fitoi 0-1 në ndeshjen e luajtur në Lezhë dhe barazoi
1-1 në Kavajë. Në rast se skuadra e financuar nga Nexhat Bizhdili fiton
trofeun ndaj Vllaznisë, atëherë në Ligat e Europës do të shkojnë 3
ekipet që renditen në vendet 2-4, të cilat përpara ndeshjeve të javës së
30-të mbahen nga Besa (46 pikë), Laçi (45 pikë) dhe Tirana (44 pikë),
ndërkohë që kanë mbetur edhe katër javë për tu luajtur. Nëse Besa do të
humbasë Kupën, ndeshja finale luhet më 9 maj në “Qemal Stafa”, atëherë
në Europë, përveç Dinamos (merr në pjesë në Ligën e Kampioneve) do të
marrin pjesë në Ligën e Europës, vendet 2-3. Por deri atëherë, situata
do të jetë qartësuar, pasi edhe finalja luhet vetëm një javë para
përfundimit të kampionatit.
I 13-i NE EUROPE
Laçi është shumë pranë ëndrrës për t’u bërë ekipi i 13-të shqiptar që merr pjesë në aktivitetet ndërkombëtare, duke u bashkuar në këtë listë të respektuar me Tiranën, Dinamon (sezonin e ardshëm do të marrë pjesë në Ligën e Kampioneve), Partizanin, Vllazninë, Besën, Elbasanin, Teutën, Flamurtarin (ekipi i vetëm që ka kaluar tre ture), Apoloninë, Bylisin, Tomorin dhe Albeptrolin (këto dy të fundit ndodhen aktualisht në Kategorinë e Dytë).
HTML clipboard<!--
p.MsoNormal
{mso-style-parent:"";
margin-bottom:.0001pt;
font-size:11.0pt;
font-family:"Courier New";
margin-left:0in; margin-right:0in; margin-top:0in}
-->
Renditjet e Lacit ne 10
kampionatet ku ka marre pjese
Sezoni
Vendi
Ekipe ne
Kampionat
Nd
F
B
H
P
1991-1992
12
16
30
8
12
10
28
1992-1993
10
16 30 11 6 13 28 1993-1994 12 14 26 8 7 11 23 1994-1995 14 16 30 13 3 14 29 1995-1996 12 18 34 13 4 17 31 1996-1997 10 18 22 7 6 9 27 1997-19988
18 34 15 3 16 48 1998-1999 15 16 30 9 6 15 33 2004-2005 10 10 36 0 2 34 2 2009-2010*3
12 29 12 9 8 45LACI NË KUPËN E SHQIPËRISË
Gjysmëfinaliste: 1997-1998
Cerekfinaliste: 1993-1994
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Shtune, 24 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili