Memelli do gol për 30-vjetorin

www.albania-sport.com - Në ndeshjen kundër Vllaznisë, sulmuesi i Flamurtarit, Migen Memelli, futet me nje mision te dyfishte: ekipor dhe individual. I konsideruar si një bast i madh i fituar nga presidenti i Flamurtarit, njëherësh edhe kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, Memelli synon të shënojë për Flamurtarin në ditën e 30-vjetorit të tij (më 25 prill).
Flamurtari do të luajë në “Loro Boriçi”, atje ku doli i pathyer në fazën e parë (2-2) me bindjen se ndaj Vllaznisë do të vazhdojë serinë e ndeshjeve pa humbje, prej gjashtë të tillash. ǒka do të ishte edhe dhurata më e bukur për Memellin, por që do të shndërrohej në gëzim të dyfishtë nëse Flamurtari do të dilte i pamposhtur nga “Loro Boriçi” ndaj finalistëve të Kupës së Shqipërisë.
Në pjesën e parë të sezonit, si Flamurtari ashtu dhe Vllaznia, me performancën e tyre të pazakontë, ishin dy skuadrat kandidate për të rënë nga Superliga, por tashmë pas 29 javësh vlonjatët ndodhen në vendin e pestë (40 pikë) dhe Vllaznia në të shtatin (39 pikë).
Ecuria e jashtëzakonshme e Flamurtarit (16 pikë në shtatë ndeshjet e fazës së tretë) ka një emër në epiqendrën e saj: Migen Memelli.
Sulmuesi pogradecar, golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar me Tiranën, 22 gola, dhe i “topçiu” i 32-të në botë përsa u përket golave të shënuar në vitin 2009, sipas Institutit Ndërkombëtar të Historisë dhe Statistikave në Futboll, IFFHS, duke pasur në konsideratë 60 kampionate, është pika më e fortë e Flamurtarit.
Pas një dëmtimi të gjatë, që i mohoi Memellit edhe ndeshjet në Ligën e Kampioneve të Tiranës në elimiminin kundër norvegjezëve të Stabaekut (1-1, 0-4), sulmuesi luajti vetëm nëntë ndeshje me bardheblutë, duke shënar vetëm një gol, atë kundër Apolonisë në fitoren 4-1 të 24-herë kampioneve.
Memelli, 11 gola këtë sezon (1 me Tiranën, 10 me Flamurtarin) ka rigjetur dashurinë me golin dhe ka realizuar dy dopjeta në ndeshjen në fitoren 3-0 kundër Kastriotit, por dhe në fitoren e Besës (2-1), ndërkohë që dhe goli i fundit i Flamurtarit në kampionat kundër Gramozit (1-1) në Ersekë mban firmën e tij.
Në ndeshjen kundër Vllaznisë, Memelli, i konsideruar si një bast i madh i fituar nga presidenti i Flamurtarit, njëherësh edhe kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, do të luajë me një motiv të madh dhe emocionues: të shënojë për Flamurtarin në ditën e 30-vjetorit të tij, më 25 prill.
Në fakt, pas 29 javësh janë tri pretendentë me numër të njëjtë golash për fitimin e “Këpucës së artë” të kampionatit: Elis Bakaj (Dinamo), Daniel Xhafaj (Besa) dhe Mladen Bërkiç (Apolonia) kanë shënuar nga 13 gola.
Të tre këta të ndjekur nga të tre të tjerë, po në të njëjtën kuotë golash, 11: Arlind Nora (Laçi) dhe Migen Memelli (Flamurtari).
Nga të pesë lojtarët kandidatë potencialë për trofeun individual, vetëm Migen Memelli e ka fituar atë më parë: ky i fundit është edhe golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar (22 gola me fanellën e Tiranës).
Gjithsesi, në sezonin aktual të Superligës ndodhet edhe Vioresin Sinani, 3-herë fitues i trofeut në gashtë kampionatet e fundit: 2003-2004 (Vllaznia, 36 gola), 2006-2007 (Tirana, 23 gola) dhe 2007-2008 (Vllaznia, 20 gola), por sulmuesi që e nisi me edicionin me Vllazninë (1 gol) dhe e vazhdon pjesën e dytë me Besën (4 gola) ka shënuar në total 5 gola deri tani.
Elis Bakaj është një kandidat potencial për ta fituar “Këpucën e artë”, por sulmuesi i Dinamos nuk shënon qysh nga humbja e Dinamos në Korçë (4-3), pas këtij takimi lojtari i Kombëtares shqiptare nuk shënon prej pesë ndeshjesh (Kastrioti, Flamurtari, Vllaznia, Apolonia dhe Teuta). Bakaj do të mungojë në ndeshjen e Shkumbinit për shkak të kartonit të kuq marrë në ndeshjen kundër Teutës.
Sulmuesi i Besës, Daniel Xhafaj, është një tjetër makinë golash: vlonjati ka 13 nga 29 golat e realizuar nga kavajasit gjatë 28 javëve të para, por në ndeshjen e fundit kundër Shkumbinit humbi një penallti, kur rezultati ishte 2-0 për Besën.
Sulmuesi i Apolonisë, Mladen Bërkiç (po 13 gola), ka shansin të bëhet golashënuesi i parë i huaj që mund të fitonte “Këpucën e artë”. Së fundi këtë e kishte provuar pa sukses, dy ish-sulmuesit e Dinamos, kroati Pero Pejiç dhe senegalezi El-Haxhi Gudjabi, por golashënues si kongolezi Sasa Delain dhe zimbaviani Xhanuari Ziambo.
GOLASHËNUESIT E KATEGORISË SUPERIORE
13 gola: Elis Bakaj (Dinamo), Daniel Xhafaj (Besa), Mladen Bërkiç (Apolonia)
11 gola: Arlind Nora (Laçi), Migen Memelli (Flamurtari)
Golat e Memellit këtë sezon
Me Tiranën
Java 16, 20 dhjetor 2009
Tirana-Apolonia 4-1 (1 gol, 11-m)
Me Flamurtarin
Java 19, 3 shkurt 2010
Flamurtari-Besa 3-0 (1 gol)
Java 20, 7 shkurt 2010
Flamurtari-Apolonia 2-0 (1 gol)
Java 21, 12 shkurt 2010
Laçi-Flamurtari 3-2 (1 gol)
Java 24, 21 mars 2010
Flamurtari-Tirana 3-1 (1 gol)
Java 25, 28 mars 2010
Besa-Flamurtari 1-2 (2 gola)
Java 26, 2 prill 2010
Flamurtari-Dinamo 2-1 (1 gol)
Java 28, 17 prill 2010
Flamurtari-Kastrioti 3-0 (2 gola)
Java 29, 21 prill 2010
Gramozi-Flamurtari 1-1 (1 gol)
Me Tiranën: 1 gol/ 9 ndeshje
Me Flamurtarin: 10 gola /10 ndeshje
Total: 11 gola/ 19 ndeshje
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Shtune, 24 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili