Mancaku: Ja cilat janë objektivat e Besës

Vendi i dytë në kampionat dhe finalja e Kupës së Shqipërisë janë sigurisht objektivat e Besës, por për verdhezinjtë prezenca në Europa Ligë sezonin e ardhshëm kalon fillimisht nga transferta e Laçit. Dy skuadrat që në renditje i ndan vetëm një pikë e kanë sfidën e të dielës vendimtare për objektivin e tyre. Bledar Mancaku, sulmuesi i kavajasve që është pranë rikthimit pas dëmtimit, i vlerëson 4 ndeshjet e mbetura si finale.
“Përpara kemi 4 ndeshje të vështira, 4 ndeshje për ne që janë finale. Njëra më e fortë se tjetra. Mbas kësaj ndeshjeje presim Tiranën në kavajë. Ajo do jetë ndeshja decisive për ekipin tonë dhe do të vendosë nëse do ta mbajmë apo jo vendin e dytë. Edhe Laçi ka ndeshje të forta më Korçën dhe me Krujën dhe nuk I dihet si mund të dalim. Ne jemi të bindur që do të marrim vendin e dytë” tha Mancaku.
Nëse verdhezinjtë kalojnë me sukses transferta e Laçit dhe ndeshjen në shtëpi me Tiranën, kalendari më pas vjen në zbritje, sepse Besa do të presë në Kavajë Gramozin, që ka rënë tashmë nga Kategoria, ndërkohë që në javën e fundit do të luajë në kryeqytet kundër Dinamos të shpallur kampione.
Eno Skarço