E Shtunë, 31 Tetor 2026

Laçi sheh Europën pasi mund Apoloninë

Ndeshja

Laçi mund Apoloninë në ndeshjen më të vërtetë të javës dhe ngjitet në vendin e tretë të Superligës, tashmë në kuotën e 37 pikëve. Edhe pse pa goleadorin Arlind Nora, Laçi me fitoren 2-0 kundër Apolonisë në javën e 25, jo vetëm që kapi vendin e tretë të Superligës, tashmë në kuotën e 37 pikëve, por skuadra e Stavri Nicës po konfigurohet si një nga formacionet më në formë të kampionatit elitar shqiptar. Dy gola në pjesën e parë: Julian Brahja (10’) dhe Saimir Kastrati (22’) u mjaftuan kurbinasve për të regjistruar fitoren e 10 sezonale dhe spostuar Tiranën në vendin e katërt, duke qenë tashmë një kërcënim i hapur ndaj Besës së vendit të dytë, me të cilën e ndan vetëm tri pikë kur duhen edhe tetë javë nga përfundimi i sezonit. Apolonia, që nga ana e saj pësoi humbjen e 10 sezonale, u rrëzua në vendin e 7, pasi Vllaznia fitoi 2-1 me Tiranën në kryeqytet.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›