Solana: Clinton dhe Lavrov do të takohen në Gjenevë
Bruksel-Shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Havier Solana deklaroi sot se sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton planifikon të takohet me ministrin e Jashtëm rus më 6 mars në Gjenevë. Departamenti i Shtetit nuk e konfirmoi takimin me Sergei Lavrov. Por Solana u tha gazetarëve se Clinton do të takohet me ministrin e Jashtëm rus në Gjenevë pas një takimi të ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bruksel