Lacio humb derbin me Romen ezena e Bogdanit bie ne Torino

Lacio ka pesuar humbjen e dyte ne kete sezon te Serise A pikerisht ne ndeshjen qe nuk duhej humbur ne derbin kryeqytetas me Romen. Dy penalti te akorduara nga gjyqtari i takimit ne 45-minuteshin e dyte te ndeshjes vendosen fatet e ketij takimi. 11-metershi i pare u ekzekutua nga Borielo i cili nuk gaboi dhe zhbllokoi rezultatin. Ndersa 3 minuta nga perfundimi i kohes se rregullt te takimit nje tjeter 11-metersh shnderrohet ne gol nga Vucinic gol ky qe vulosi edhe fatet e ketij takimi qe u shoqerua nga nje tension i larte mes tifozerive ne shkallet e stadiumit dhe futbollisteve ne fushe. Nderkohe nga ana tjeter Milani ka arritur te marre nje 3-pikesh te rendesishem ne luften per kreun duke mundur Barin ne transferte me rezultatin 2-3. Golat per kuqezinjte u shenuan nga Ambrozini ne minuten e 4-t Flamini ne minuten e 31-te dhe Pato ne minuten e 72-te. Per vendasit shenoi Kutuzov ne minuten e 65 dhe Barreto ne minuten e 90. Nje tjeter ndjekese e Lacios ka mundur dje te perfitoje nga hapi fals i te kalterve. Behet fjale per Juventusin qe pas zhgenjimit ne mesjave ne Ligen Evropiane barazoi pa gola ne Torino me Salzburgun rikthehet tek fitorja duke mundur Cezenen me rezultatin 3-1. Bardhezinjte edhe pse ndodhen ne situate alarmante per shkak te demtimeve te shumta arriten te permbysin golin e shenuar me pare nga miqte me Himenez qe ne minute e 11-te. Ai qe barazoi rezultatin ishte kapiteni Del Piero me nje 11-metersh ne minuten e 31-te per te ardhur tek goli i dyte i shenuar nga Kualjarela ne minuten e 43 dhe tek i treti qe vulosi rezultatin i shenuar nga Jakuinta ne minuten e 88. Per tu theksuar mbetet fakti qe Cezena luajti per rreth 50 minuta me 10 lojtare nderkohe qe ne fushe ishte edhe sulmuesi shqiptar Erion Bogdani per 70 minuta. Ndeshjet e tjera te javes se 10 te Serise A dhane keto rezultate Fiorentina-Kievo 1-0 Napoli-Parma 2-0 Sampdoria-Katania 0-0 dhe Udineze Kaljari 1-1. Pas ketyre ndeshjeve Lacio vazhdon te mbaje kryesimin me 22 pike tashme vetem 2 pike larg vendit te dyte qe mbahet nga Milani nderkohe qe ne vendin e trete renditet Inter me 19 per te ardhur tek Juventusi e Napoli me nga 18 pike.