E Diel, 1 Nëntor 2026

Merapi kercenon viziten e Obames

Aktiviteti i vullkanit Merapi ne Indonezi rrezikon te pezulloje viziten e presidentit amerikan Barak Obama ne vendin aziatik.

Stafi i kreut te Shtepise se Bardhe po analizon situaten e krijuar dhe zonat e ndikimit te hirit vullkanik mbi fluturimet ajrore ne Indonezi.

Por kur kane mbetur vetem 2 dite nga vizita e presidentit Obama ne Xhakarta autoritetet vendase sigurojne se situata ne kryeqytetin vendas qe ndodhet rreth 600 kilometra larg vendndodhjes se vullkanit eshte mese normale dhe pa asnje rrezik per avionin presidencial amerikan Air Force One.

Gjithesesi stafi i presidenit Obama shton se eshte duke e mbikqyrur situaten nga afer per te shmangur surprizat.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›