E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kategoria Superiore Flamurtari shtyp ne Vlore Skenderbeun

Flamurtari shenoi plot kater gola ne porten e Skenderbeut. Takimi u nderpre per dy minuta pasi tifozet vendas ofenduan ne kor teknikun Muca

Takimet e javes se dhjete te Kategorise Superiore kane nxjerre me ne fund anti-Dinamon. Edhe pse ne kete fillim kampionati ne media trumbetohej Shkumbini dhe Skenderbeu fusha ka nxjerre nje tjeter ekip. Behet fjale per Flamurtarin qe pasi shkaterroi dje ne Vlore formacionin e Skenderbeut ka marre keshtu vendin e dyte. Skuadra e Gugash Maganit ndahet keshtu nga vetem nje pike me ate te drejtuar nga argjentinasi Blanko. Kjo sfide do te behet edhe me interesante javen tjeter duke qene se Skenderbeu do te prese ne shtepi Dinamon ndersa Flamurtari do te udhetoje drejt Elbasanit.

Kronika

Kuqezinjte e drejtuar nga Gugash Magani kane zbutur dje ujqerit e debores te cilet nga cfare kane paraqitur ne fushen e lojes jane shume larg pretendimeve. Ne kete menyre Flamurtari u tregoi dhembet te gjitheve. Ne takimin e djeshem djemte e Muces mbijetuan vetem per pese minuta. Pikerisht ne fillimin e lojes Daniel Xhafaj ekzekutoi bukur nje goditje denimi nga rreth 30 metra largesi. Topi perqafoi shtyllen pingule te portierit mik Orges Shehi dhe prej andej u pre ne rrjete. Flamurtari keshtu kaloi ne epersi shume shpejt ndersa kuqebardhet e Shkelqim Muces pothuaj nuk ekzistonin fare ne katerkendeshin e blerte. Me tej kapiteni Shkembi ne dyshim aktivizimi deri pak minuta para fillimit te lojes per shkak demtimi u mundua te vinte sadopak rregull ne radhet e tijve por ne fund loja tregoi se e kishte te pamundur pasi edhe ai vete nuk ishte ne diten e duhur. Kete fakt e tregon me se miri vendimi i trajnerit te Skenderbeut. Muca kur kronometri tregoi minuten e 30-te vendosi ta zevendesonte fantazistin e tij. Sidoqofte pjesa e pare u mbyll me fitoren minimale 1-0 te vendasve cka la te kuptohej se 45 minutat e dyta do te ishin me te forta me korcaret ne kerkim te barazimit. Por nuk ndodhi aspak keshtu madje edhe shfaqja e skuadres korcare ka tejkaluar cfaredolloj parashikimi. Sepse jo vetem nuk arriten qe te vinin ne rrezik porten vlonjate por u detyruan qe ta nxirrnin edhe tri here te tjera topin nga rrjeta. Rezultati do te kishte qene edhe me katastrofik po te mos ishte Orges Shehi ne porten korcare. Numri nje i Skenderbeut me pritjet e tij shmangu nje humbje me shifra tenistike per korcaret. Nga ana tjeter heroi i vlonjateve ishte Daniel Xhafaj. Ky i fundit pervec golit te realizuar fitoi edhe nje penallti ne minuten e 52-te pas nje sllallomi ne prapavijen korcare ku Dragusha u detyrua ta pengonte ne menyre te parregullt. Keshtu shtatlarti jo vetem mori penallti por edhe la ne inferioritet numerik kundershtaret Dragusha ne ate faull mori kartonin e dyte te verdhe. Penalltine e mori persiper per ta ekzekutuar kapiteni vlonjat Sakaj qe u tregua teper i sakte perballe Shehit. Keshtu Flamurtari gjeti edhe golin e sigurise ndersa Skenderbeu u fundos edhe me shume psikologjikisht moralisht dhe taktikisht. Ne pervjetorin e 25-te nuk mund te mungonte firma e tij ne kete ndeshje te rendesishme. Behet fjale per Gerhard Prognin qe ne minuten e 66-te pasi ekzekuton shkelqyeshem nje goditje denimi qendisi golin e trete te kuqezinjve. Ne ato momente u pa se korcaret kapitulluan pa kushte ndersa nga ana tjeter vendasit vune krahet. Ne fushe dominuan totalisht lojtaret vendas qe me ane te Bajevskit pas nje asisti te Daniel Xhafajt realizuan edhe golin e katert. Pikerisht ne minuten e 71-te duke arritur keshtu nje poker qe e dergoi Flamurtarin ne vendin e dyte te klasifikimit me nje pike me pak se Dinamo e vendit te pare ndersa Skenderbeu u detyrua te spostohet ne vendin e trete duke mos qene me ne te njejten gjatesi vale me kuqezinjte e Vlores. Kjo ishte nje humbje turperuese per Skenderbeun e drejtuar nga Shkelqim Muca qe ne nje ndeshje delikate dhe vendimtare per vijimesine si ajo me Flamurtarin tregoi se nuk eshte pretendente.

Magani falenderon te tijte

Pas perfundimit te takimit trajneri i Flamurtarit Gugash Magani ishte shume i gezuar nga performanca e te besuarve te tij. Pas nje pokeri te tille tekniku nga Peqini tha

Ishte nje rezultat i papritur per sa u perket shifrave. Ne ishim te pergatitur per fitore dhe te gjithe djemte ishin te angazhuar ne maksimum. Ky mobilizim i tyre ma lehtesoi punen. Me pelqeu se tepermi zbatimi i te gjitha detyrave qe une u kisha dhene djemve. Lojtaret ne fushe i kryen detyrat pike per pike. Ky ekuiliber qe eshte krijuar ne ekip na jep shume shpresa per vazhdimin e kampionatit. Me tej Magani kerkoi te lavderonte edhe lojtaret e Skenderbeut qe sipas tij ne fushe zbriten me nje fryme te plote fair-play. Perpos lojtareve kundershtare tekniku i Flamurtarit falenderoi edhe presidentin Shpetim Gjika ...Per seriozitetin me te cilin ai punon per te krijuar me te miren per ne si staf ashtu edhe per lojtaret. Ne fund te konferences per shtyp Magani pohoi Jemi vetem ne fillim dhe ka shume ndeshje per te luajtur. Rruga eshte e gjate deri ne fund. Duhet ti marrim ndeshjet nje nga nje dhe te luajme me kembe ne toke. Per momentin nuk jemi akoma 100 gati per titull por do te punojme shume qe te arrijme aty.

Muca Flamurtari e meritoi fitoren

Mendoj se Flamurtari e meritoi plotesisht kete fitore. Ne gabuam shume sidomos ne mbrojtje. Pas takimit te dominuar nga Flamurtari teknikut te Skenderbeut nuk i mbeti gje tjeter vecse te komentonte performancen e te tijve. Muca gjate konferences per shtyp pohoi se takimi perfundoi ne momentin kur skuadra e tij kishte marre golin e dyte.

Incidenti

Pas golit te dyte te shenuar nga Sakaj me penallti ne minuten e 53-te tifozet e Flamurtarit nisen te shanin ne kor trajnerin e Skenderbeut Shkelqim Mucen. Per disa minuta ofendimet ndaj tij nuk reshten dhe kjo beri qe vete trajneri i Skenderbeut Muca ti kerkonte gjyqtarit te katert te komunikonte me kryesorin dhe te nderpritej keshtu ndeshja per disa minuta deri ne momentin kur do te pushonin vlonjatet. Nderkohe qe Taullau nuk ishte i ketij mendimi dhe vazhdoi ndeshjen pas nje nderprerjeje prej dy minutash. Me pas ishin vete lojtaret e Flamurtarit ata qe qetesuan tifozet vlonjate duke u kerkuar te mos merreshin me trajnerin e Skenderbeut.

Per kete incident tekniku i suksesshem tiranas tha Dua te them qe jam shume i zhgenjyer nga publiku vlonjat. Me kane ofenduar gjate gjithe ndeshjes. Nuk i kuptoj arsyet por them qe ne kete menyre krijohet nje fryme teper negative ne stadiumet tona.

Java e 10-te Superliga

6.11.2010

Dinamo-Laci 3-3

Vila 7 Bakaj 38 Sefa 75 / Mile 27 Kastrati 32 Kaja 78

Shkumbini-Tirana 1-2

Grizha 17 / Pejic 58 Zizovic 70 Tushe 80

Besa-Kastrioti 0-0

7.11.2010

Flamurtari-Skenderbeu 4-0

D. Xhafaj 5 Sakaj 52 pen Progni 66 Bajevski 71

Vllaznia-Elbasani 3-0

Nallbani 9 Sinani 23 31

8.11.2010

Teuta-Bylis

Renditja e Superliges

Nd. Pike

1. Dinamo 10 23

2. Flamurtari 10 22

3. Skenderbeu10 19

4. Tirana 10 15

5. Shkumbini 10 14

6. Vllaznia 10 14

7. Teuta 9 12

8. Laci10 11

9. Besa 10 8

10. Kastrioti 10 8

11. Bylis 9 7

12. Elbasani 10 6

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›