E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lacio i jep lamtumirën Ligës së Evropës

Lacialëve në këtë takim i nevojitej vetëm fitorja, e cila do t’i mbante gjallë shpresat e tyre deri në ndeshjen e fundit të grupit G, ku përballë do të kenë Levskin e Sofjes. Salsburgu e menaxhoi mjaft qetë lojën, ku në minutën e 52-të arriti të kalonte në avantazh me anë të Afolabit.

Pesë minuta më vonë Foxhia barazon shifrat duke e hedhur Lacion të gjithën përpara në kërkim të golit të fitores. Por, vendasit përfitojnë nga një kundërsulm duke shënuar golin e dytë me anë të Tchoyi, në minutën e 78-të.

Në ndeshjen tjetër të grupit G, Vilareali fitoi me rezultatin e pastër 2-0 në fushën e Levskit. Me këtë fitore Vilareali ngjitet në kuotën e 9 pikëve duke siguruar që në ndeshjen e parafundit kualifikimin. Ndërkohë që në krye ndodhet Salsburgu me 15 pikë. Lacio në vend të tretë me 6, dhe në vendin e fundit Levski i Sofjes me 0 pikë.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›