E Diel, 1 Nëntor 2026

KLD shpall 22 vende vakante për gjyqtarë

Ky vendim i Këshillit, u mundëson shprehjen e pëlqimit për t’u trasferuar gjyqtarëve në sistem,  dhe shprehjen e pëlqimit për t’u emëruar, personave që duan të kandidojnë për gjyqtarë.

Nga vendimi, 9 vende vakante shpallen në gjykatën e rrethit gjyqësor Tiranë, në gjykatën e rrethit gjyqësor Durrës, 1 në Lushnjë, 4 vende vakante në gjykatën e rrethit gjyqësor Përmet dhe 1 vend vakant në gjykatën e rrethit gjyqësor  Sarandë. Vendimi erdhi nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, duke konsideruar edhe mendimet e dhëna nga gjyqtarët, shoqatat e gjyqtarëve, si dhe mendimet e misioneve ndërkombëtare që asistojnë në fushën e drejtësisë.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›