Lacio mposht Romën në derbin e kryeqytetit (video)
Romë - Lacio arriti një fitore madhështore 4-2 në derbin e kryeqytetit përballë Romës. Ndeshja u shoqërua me shumë tension, gjë të cilën e tregojnë edhe tre kartonët e kuq të akorduar nga kryesori i takimit, dy për Romën dhe një për Lacion.
Lacialët e gjeten veten shumë shpejt në avantazh të dy golave, të shënuar nga Pandev në minutën e 2-të, dhe Zarate në të 4-ën. Filip Mekses shkurtoi rezultatin në minutën e 10-të.
Në minutën e 58-të futbollisti Lishtainer shënon golin e tretë për skuadrën e Lacios. Në të 62-ën Panuçi e lë Romën me 10 futbollistë pas kartonit të dytë të verdhë. Në minutën e 76-të, Matuzalem për Lacion dhe Mekses për Romën, ndëshkohen të dy me kartonë të kuq.
De Rosi ndezi shpresat e Romës në minutën e 81-të, pasi arrin të shkurtojë rezultatin në 3-2. Vetëm 5 minuta më vonë është Kolarov që shënon golin e katërt për Lacion.
Me këtë fitore Lacio ngjitet në kuotën e 44 pikëve, duke u pozicionuar në vendin e 9-të. Roma zbret në vendin e 7-të me 49 pikë. Më poshtë ju ftojmë të ndiqni në video përmbledhjen e këtij takimi.