E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lacio rrezikon Ligen e Kampioneve

Një gol i Simone Pepes në minutat e fundit të takimit mban ende gjallë shpresat e Juventusit për mrekullinë: një vend në zonën “Champions”.

Lacialët, edhe pse kanë luajtur thuajse gjatë gjithë lojës në sulm, për të marrë 3 pikët që do t’i jepnin qetësi në vendin e katërt, nuk arritën të shënojnë, përkundrazi, ata që shënojnë janë bardhezintjë në minutën e 87 të takimit.

Pas kësaj humbjeje, Lacio rrezikon seriozisht vendin e katër duke parë që javën e ardhshme do të udhëtojë drejt Udines për t’u përballur me ndjekësen më të afërt, Udinezen. Ndërkohë, Juventus javën e ardhshme luan ndaj Kievos në Torino.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›