E Shtunë, 31 Tetor 2026

UEFA refuzon denoncimin e Realit

Barcelona antisportive? Nuk është ky mendimi i UEFA-s. Federata evropiane e futbollit ka hedhur poshtë denoncimin e Realit të Madrid në dëm të futbollistëve të Barçës për sjellje antisportive gjatë gjysmëfinales së Champions League në Santiago Bernabeu.

Reali kishte vënë gishtin kundër Dani Alves, Busquets e Pedro, për simulim.

Sipas shtypit spanjoll, që i referohet burimeve pranë Realit të Madridit, klubi Florentino Perez do të bëjë apel kundër vendimit të organizmit më të madh të kontinentit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›