Operacion antidroge ne Vlore Sekuestrohet nje ton kanabis sativa
Policia e Vlorës sekuestroi sot në një operacion antidrogë mbi 1. 2 ton kanabis sativa. Lënda narkotike u bllokua në fshatin Peshkpi, ndërsa mësohet se janë arrestuar 2 persona, si dhe nje tjetër u shpall në kërkim. Erjon Nanaj 25 vjeç banues ne fshatin Lubonjë të Vlorës dhe Enio Limushaj 23 vjeç e kishin fshehur drogën në makinën e tyre tip “Benz”.
Gjatë operacionit ka mundur të arratiset një person tjetër që ndodhej në automjet bashkë me të rinjtë identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimi. Lënda narkotike ishte e ndarë në 41 çanta të mëdha sportive dhe sipas policisë lokale kishte si destinacion shtetin Italian.