Lacio rrit pazarin për Canën, tani ofron 6.5 milionë euro
Krerët e Lacios nuk e kanë ndërmend të heqin dorë nga shërbimet e mesfushorit kosovar Lorik Cana, edhe pse transferimin e tij e ka bllokuar portieri Fernando Muslera, që ka refuzuar të shkojë te Gallatasarajit si pjesë e këtij shkëmbimi. Mediat italiane raportuan të martën se presidenti i Lacios, Klaudio Lotito, është i gatshëm t'i ofrojë Gallatasarajit një çek prej 6.5 milionë eurosh për të transferuar Canën gjatë këtij muaji. Lotito është i bindur se Cana është përforcimi i duhur për mesfushën e Lacios, që edicionin e ardhshëm do të garojë edhe në Europa League. Më parë, Lacio kishte ofruar 5 dhe 6 milionë euro, por të dy këto oferta u refuzuan. Transferimin e Canës te Lacio e ka mbështetur edhe trajneri i ri i Gallatasarajit, Fatih Terim, që ka deklaruar se mesfushori nuk është në planet e tij. "Cana ka qenë shumë i dobishëm për Gallatasarajin dhe ka dhënë maksimumin, por duket se përvojës së tij i ka ardhur fundi këtu", është shprehur Terim, shkruan "Il Sussidiario.net”. Cana ka kontratë me Gallatasarajin deri në qershorin e vitit 2014.