Barcelona shpallet fituese e Kupës së Mbretit (video)
Valence - Barcelona arriti të koleksionojë trofeun e parë për këtë sezon, Kupën e Mbretit. Katalanasit shpartalluan në finale Atletik Bilbaon me rezultatin e thellë 4-1.
Golin e parë e shënon Atletik Bilbao në minutën e 9-të me anë të Tokueros, i cili shënon me kokë pas një goditje këndi. Barazimin do ta gjente Jaja Ture, pas një aksioni personal. Me barazimin 1-1 mbyllet edhe pjesa e parë e takimit.
Në pjesën e dytë Barcelona e drejtuar nga Pep Guardiola arrin të shënojë edhe tre gola të tjerë, të cilët i dhanë mundësinë e fitores. Golin e avantazhit e gjen Lionel Mesi në minutën e 55-të pas një rrëmuje në zonë.
Golin e tretë e shënon Krkiç në minutën e 58-të me një gjuajtje të mrekullueshme. Ksavi Hernandez shënon golin e katërt nga një goditje dënimi në minutën e 64-t.
Kupa e Mbretit është trofeu i parë për Barcelonën në këtë sezon, ndërkohë që ka mundësinë t’i fitojë të gjitha trofetë në të cilat merr pjesë.
Kampionati është thuajse i mbyllur për katalanasit, të cilët janë me +8 pikë nga ndjekësi më i afërt, kur kanë mbetur edhe 3 javë nga fundi i tij.
Ndërkohë, më 27 maj Barcelona do të përballet me Mançesterin në finalen e Ligës së Kampioneve.
Më poshtë ju ftojmë të ndiqni në video golat e finales së Kupës së Mbretit, mes Atletik Bilbaos dhe Barcelonës.