E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lacio sndalet mund edhe Palermon

Cinike konkrete e sakte e mbi te gjitha qe nuk e ve asnjehere ne rrezik fitoren. Kjo eshte fytyra e skuadres se Lacios ne kete sezon te Serise A.

Bardhekalterit kane arritur nje tjeter fitore te rendesishme sic ishte ajo ndaj Palermos ne Sicili me rezultatin 0-1.

Fati i takimit u vendos nga nje gol i shenuar nga Andre Dias ne minute e 27 te takimit. Ne minutat ne vazhdim vendasit e Palermos kontrolluan thuajse te gjithe lojen por rreshtimi i sakte ne mbrojtje i skuadres kryeqytetase dhe disa gabime te vete sicilianeve ne sulm penguan ndryshimin e rezultatit Lacio fiton 0-1.

Ne ndeshjet e tjera Udineze mundi ne transferte Barin 0-2 Napoli po ne transferte fitoi minimalisht 0-1 me Breshian ndersa Kaljari mundi 2-0 Bolonjen. Cezena ku luan edhe Bogdani u mund ne fushen e saj 0-1 nga Sampdoria nderkohe qe Parma e Kievo ndane nga 1 pike pas barazimit te bardhe 0-0.

Skuadra kryeqytetase vazhdon te mbaje e vetme kreun me 22 pike dhe e shkeputur 4 pike nga vendi i dyte qe mbahet nga Interi me 18 pike. Milan ndjek me 17 pike ne vendin e trete ndersa Juventus mban vendin e kater me 15 pike po aq sa Napoli.

Ne mbremje luhet ndeshja Katania-Fiorentina qe mbyll javen e nente te Serise A.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›