Superliga Tirana mund lehtesisht Teuten

Nje pakujdesi ne mbrojtje e Teutes eshte shfrytezuar mjaft mire nga nga Pero Pejic. Goli i shpejte i ka nxjerre nga detyrat e tyre mbrojtese lojtaret e Tiranes nderkohe qe kundersulmi i durrsakeve nuk ka pasur per asnje moment rrezikshmerine e duhur.
Ne minuten e 13-te ka qene serish kroati Pejic ai qe dyfishon shifrat duke dorezuar perfundimisht skuadren e Martinit.
Mund te kishin shenuar edhe disa gola te tjere lojtaret e Tiranes te cillet rrezikojne ndjeshem me Bushin Hajdarin dhe Malindin por rezultati mbeti i pandryshuar deri ne perfundim te takimit. Me kete fitore Tirana ngjitet ne kuoten e 12 pikeve ne vendin e gjashte.
Nderkohe Shkumbini ka regjistruar nje fitore ne kete jave te nente duke mundur 2-1 ne transfere Elbasanin. Peqinasit e nisen mire ndeshjen dhe kaluan ne avantazh ne minuten e 12-te me Valiajn.
Brenda pjeses se pare gjyqtari Peza akordon nje 11-metersh per Elbasanin penallti qe shnderrohet ne gol nga Dalipi. Kur gjithcka po shkonte drejt perfundimit ne 1-1 Gerbovic i futur ne pjesen e dyte i ka dhene fitoren skuadres se Canajt me golin e shenuar ne minuten e 89-te.
Diten e hene do te luhet dhe ndeshja e fundit e kesaj jave te nente te Superliges mes Kastriotit dhe Dinamos.