E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lady Gaga dhe Madonna janë kushërira të largëta

Që nga “shpërthimi” në skenën muzikore, Lady Gaga shpesh është krahasuar me Mbretëreshën e muzikës pop, Madonna.Ngjashmëria e tyre artistike ka qenë aq e madhe, saqë 25-vjeçarja është akuzuar për plagjiaturë të këngëve të 52-vjeçares.
 

Ndërsa tani janë publikuar të dhëna, sipas të cilave ato kanë lidhje farefisnore.
 

Zbulimin mbi lidhjen e tyre të gjakut e ka bërë specialisti gjenealogjik, Chris Child, sipas të cilit, ato janë kushërira të largëta. Ai ka thënë se dy këngëtaret rrjedhin nga një çift, i cili në shekullin XVII u transferuan nga Franca në Quebec të Kanadasë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›