Argjentina: Dhjetë muaj beqare

Këngëtarja Argjentina Ramosaj, se fundmi është përfolur shumë lidhur me duetin e dështuar me Vedat Ademin si dhe pas ndërprerjes se kenges ne gjysme, ne koncertin festiv per 100 vjetorin e pavaresise, ne Tirane.
Jashtë aspektit profesional, mediat gjithmonë kanë shprehur interesim edhe për jetën e saj private, pasi kohë më parë ajo i dha fund një lidhje dashurie disa vjeçare.
Nëpërmjet një interviste për mediat shqiptare, ajo ka shuar kurreshtjen e publikut, duke thënë se nuk ekziston ndonjë mashkull në jetën e saj: "Ka më shumë se dhjetë muaj që jam beqare. Ndihem shumë mirë dhe jam maksimalisht e lumtur."
Ramosaj ka shpjeguar edhe raportin e përfolur me parukierin Armend Gashi, duke thënë: "Përveç që jam kliente e Armendit në sallonin e tij, e kam edhe shumë mik të mirë dhe asgjë më shumë." /Indeksonline/