E Diel, 1 Nëntor 2026

Lady Gaga, homazhe për adoleshentin gej që vrau veten

Lady Gaga i ka dedikuar një këngë homazh 14 vjeçarit homoseksual, që vrau veten për shkak se e tallnin. Gaga këndoi të famshmen Hair për adoleshentin fatkeq. Adoleshenti ishte një fans i këngëtares dhe kishte shkruar në rrjetet sociale se po e tallnin vazhdimisht. Por kur kërkoi ndihmë, atë e tallën akoma më shumë, duke e çuar në vetëvrasje. Një prej nxënësve shkruante se ai është një homoseksual trashaluq, që duhet të vdesë. Pak përpara se të vdiste, pasi kishte njoftuar disa herë këtë mundësi, ai shkroi një pjesë nga tekstet e Gagas: Mos më harroni kur të vij duke qarë në dyert e parajsës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›