Shqiptarët, 10 herë më të varfër se gjermanët
Ne dhe Gjermania jemi dy shtetet me rritjen më të lartë ekonomike në Europë. Këtë vlerësim dha pak kohë më parë kryeministri në mbledhje qeveria, duke përmendur me entuziazëm shifrat e zhvillimit ekonomik të vendit. Për kryeministrin, Gjermania vjen e para për nga rritja e PBB-së, por të dytët jemi ne, pra Shqipëria. Megjithatë, për nga pasuria dhe të ardhurat rezulton krejt e kundërta. Sipas FMN-së, shqiptarët presin që këtë vit të sigurojnë mesatarisht 4100 dollarë të ardhura, kurse gjermanët 45 mijë dollarë, ose 10 herë më shumë se vendi ynë.