E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lady Gaga merr çmimin e paqes “LennonOno”

Aktivistja për paqe, Yoko Ono, vejusha e ish-anëtarit të grupit muzikor Beatles, John Lennon, i ka dorëzuar yllit të popit, Lady Gaga, çmimin e paqes “LennonOno”, në një ceremoni të mbajtur në Rejkjavik të Islandës, bën të ditur Reuters. Ajo tha se çmimi “LennonOno”, i themeluar për nder të bashkëshortit të saj të ndjerë, i është dorëzuar Gagas për shkak të kombinimit të famës e aktivitetit, si dhe ndryshimit të "hartës mendore" të botës.

"Lady Gaga është në vendin e parë si këngëtare, por edhe si tekstshkruese", tha Ono për agjencinë Reuters. "Kur jeni numër një, nuk doni që ta rrezikoni veten, por ju e bëni këtë", tha Ono për Lady Gaga-n.

Lady Gaga, e cila fitoi famë në mbarë botën në saj të albumit të saj debutues "Fame" në vitin 2008, e mori këtë çmim së bashku me një çek prej 50 mijë dollarësh, të cilin, siç tha ajo, do t’ia dhurojë fondit AIDS të Fondacionit të Elton John.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›