Decentralizmi është zbatuar në mënyrën më mirë të mundshme

Në Konferencën tre ditore morën pjesë përfaqësues e ekspert të vetëqeverisjes lokale nga të gjitha vendet e botës. Gjatë punimeve të kësaj konferencë ku morën pjesë morën pjesë mbi 800 përfaqësues të institucioneve dhe shteteve të ndryshme nga rajoni dhe bota, Zëvendëskryeministri, Petroviq foli lidhur me progresin që ka arritur Kosova në procesin e reformës së pushtetit lokal.
Në prezantimin e tij para pjesëmarrësve, ai ka theksuar se procesi i decentralizimit si një proces me prioritet i Qeverisë së Kosovës, është mundësia ideale për akomodimin e shqetësimeve të komuniteteve të në Kosovë, njofton Zyra e tij.
“Procesi i decentralizmit është zbatuar në mënyrën më mirë të mundshme për të ofruar të drejta të barabarta për të gjitha qytetarët”, ka thënë Petroviq.
Përdorimi efikas i resurseve humane dhe financiare nga institucionet lokale është treguar shumë i suksesshëm sepse procesi i vendimmarrjes së qytetarëve se për cilat destinime të përdorin këto buxhete ka qenë më i drejtpërdrejtë, ka theksuar ai gjatë fjalimit të tij në me Konferencën Ndërkombëtare për Qeverisje Lokale që po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjatë vizitës së tij në Shtete e Bashkuara të Amerikës, Zëvendëskryeministri Petroviq do të vazhdojë takimet në New York në ambasadorë dhe përfaqësues të lartë të Kombeve të Bashkuara.