Lady Gaga ndjehet më së miri pa rroba

Ylli i njohur Lady Gaga ka zbuluar se ndjehet më së miri kur s’e ka të veshur asnjë rrobë dhe se kështu është mësuar që nga fëmijëria. Kur ishte e vogël fshihej në orman që të mos mund ta vishnin.
Po ashtu Gaga ka shtuar se nuk ka dëshirë të shpenzojë shumë kohë për grim e veshje para pasqyrës pasi që trupi natyror është më i miri.
"Më i miri është trupi natyror, pa rroba dhe grim. Pse të harxhohet kohë për grime rroba? A mos duam të bëhemi dikush tjetër? Nëse doni të bëheni dikush tjetër, atëherë e keni mundur veten tuaj“, ka thënë këngëtarja, e cila, do thënë, njihet për veshje rrobash ekscentrike dhe për grim të fuqishëm./Indeksonline/